دانلود کتاب Kalkulus (Calculus in Albanian)
by Tanush Shaska
|
عنوان فارسی: Kalkulus (حساب دیفرانسیل و انتگرال در آلبانی) |
دانلود کتاب
جزییات کتاب
Në fazën e parë të këtij projekti ne nisëm me tekstet e matematikës bazë, ose ndryshe ato tekste të cilat u nevojiten gjithë studentëve të degëve të shkencave, matematikës, shkencave kompjuterike, inxhinjerive, si edhe studentëve te financës dhe ekonomikut. Pra faza e parë perfshiu tekstet
• Kalkulus
• Ekuacione Diferenciale
• Algjebra Lineare
• Matematika Diskrete
Botimi i Kalkulusit ne gjuhen Shqipe në vitin 2010 ishte nje hap mjaft pozitiv për programet e matematikës në trevat Shqiptare, pasi për herë të parë u krijua bazamatematike e nevojshme për gjithë studentët e degëve të mësipërme. Ne Janari, 2011 ky projekt u rikonceptua si pjesë e RISAT. RISAT është kryesisht një grup matematikanësh dhe inxhinjerësh shqiptarë dhe të huaj me synimin kryesor për te nxitur projektet shkencore në fushën e teknollogjisë dhe shkencës në trevat shqiptare. Me tepër informacion mbi veprimtarinë e RISAT mund të gjeni në www.risat.org. Nga RISAT u vendos që projekti të quhej Projekti Galua dhe të shtrihej edhe më tej teksteve bazë të matematikës. Faza e dytë e projektit po përqëndrohet tek kurset më të avancuara të cilat kryesisht janë për studentët e matematikës.
• Baza te argumentimit matematik
• Algjebra Abstrakte
• Analiza Komplekse
• Teoria e Kodeve
• Hyrje ne Kriptografi
Botimi i gjithë teksteve të mësipërme synohet të bëhet brenda vitit 2011. Për më tepër, RISAT ka ndermarrë inisiativën e botimit të teksteve të tjera në fushat e shkencave kompjuterike dhe inxhinjerisë. Më tepër informacion mund të gjendet në faqen e botimeve të RISAT www.risat.org/publications.
Ne si grupi i punës së këtij projekti shpresojmë që keto tekste modeste të ndihmojne sadopak në ngritjen e nivelit shkencor të studentëve dhe pedagogëve në shkencën e matematikës dhe fushat e lidhura me të.