جزییات کتاب
Qëllimi i këtij botimi është, ashtu si paraardhësit, të ndihmojë në kuptimin e atyre standardeve, që siç është theksuar edhe në botimin pararendës përbëjnë bazat e rendit publik evropian. Ky botim me anë të vendimeve konkrete dhe analizës së tyre synon t’i ofrojë gjyqtarëve, prokurorëve dhe të gjithë juristëve në Shqipëri një panoramë të përmbledhur të asaj, që sot pa frikë mund të konsiderohet si produkti jurisprudencial më masiv në nivel evropian, që që udhëheq dhe kushtëzon veprimin e të gjithë juristëve në të gjitha shtetet anëtare.