دانلود کتاب NGA PABARAZIA TE POPULIZMI. POLITIKJA E SË MATJËS SHQIPTARE
by Florian Çullhaj
|
عنوان فارسی: از نابرابری تا پوپولیسم. |
دانلود کتاب
جزییات کتاب
¬¬
______________________________________________________________________________
It is a pleasure to attest that to the best of my knowledge Florian Çullhaj's latest book, From Inequality to Populism. The politics of the Albanian Left, recently released by the publisher UET Press, meets the standards of an international publication of the highest rank.
The author, PhD in Political Theory at the University of Rome Tor Vergata and currently Senior Lecturer at the European University of Tirana, has always been animated by a strong interest for comprehensive theoretical analyses, as well as by a deep concern for the political predicament of his country, Albania. Both are reflected and creatively interwoven in this volume.
From Inequality to Populism presents itself as rich in critical analyses, notes, reflections, and ideas aimed at navigating the current prospect for the left in the author's country and understanding how to rebuild new foundations to face the challenges of tomorrow. Çullhaj's work draws on a multiplicity of experiences, contributions, as well as observations, and offers an interesting contribution to a necessary collective reflection capable of leading beyond the present crisis. The study finds the legitimacy of its analysis in the articulation of a relationship between the categories 'is' and 'ought', with respect to the present dimension of the Albanian Left and in the application of its principles in praxis.
The author focuses on the historical break that led to the birth of the Socialist Party: at that juncture the origin of the split between the values of the new elite and old elite, the spread of anti-political sentiment in society due to high levels of corruption, as well as the ensuing mistrust and resentment shed light on what followed. A process of disintermediation was gradually set in motion. Çullhaj contends that this process, together with the economic transformations brought about by an ungoverned globalization, has led to the progressive weakening both of the social Left and of the middle class subjected to increasing stress and impoverishment, just as a vision was affirmed, on the political level, that posited convergence and compliance with the libertarian market economy as an unavoidable imperative.
In light of the depth of the transformations underway at the economic, social and geopolitical level – a depth of which there was insufficient perception – the author explains the insufficiency of the government responses. The crucial problem, writes Florian Çullhaj, is that according to the data in recent years the majority of the Albanian population has not seen their living conditions improve in any sense. On the basis of that observation, the author argues that that the request for protection coming from a large part of the population had better being carefully listened to, not ostracized.
For that inclusive end, Çullhaj argues convincingly that struggle against inequalities must aim at altering the growing separation between two parallel and non-communicating worlds, the elite and the common people: the first barricaded in metropolitan centers and populated by owners of capital, technologies and cultural resources while the common people are dispersed in the suburbs and inland areas of the country, and recently all around the world, and suffer exclusion from the economic processes. Another rift or divide on which Çullhaj dwells in numerous pages concerns the twin standards of the ‘reasonable’ and the ‘most reasonable' as they apply, or fail to apply, to the Albanian Left: how much does the latter meet either of the standards of the later Rawls of Political Liberalism?
In the third part of the volume, Çullhaj's reflections focuses on the need to rebuild the State, after the long season of a seemingly never-ending neoliberal rhetoric, in the aftermath of the Shock Therapy.
A fundamental prerequisite for a renewal of the state in the direction mentioned above is obviously the search for a synergy that may connect between the concepts of justice and society as well as the impossibility of their separate existence. Rawls's theory is argued to be fully balanced and fully adequate for the creation of a well-ordered state based on moral equality and the notion of free and equal citizens who, in spite of their very diverse views, do not oppress each other based on contingent privileges.
Florian Çullhaj's book presents a great wealth of proposals, ideas and traces of work, based on multiple and stimulating critical analyses. The choice of insisting on the current state of the left in Albania is very appropriate, in my opinion, in the light of the author's intent to emphasize the importance of re-establishing a key role for reasonable politics, which now appears under attack. For that purpose, it is necessary also to re-politicize society, to take stock of and valorize the many democratic and liberal sparks present in it, by way of offering a common political framework, which will protect these energies dispersion and fragmentation. From this point of view, one could never underestimate the centrality of theories and efforts directed at theoretical elaboration and the dissemination of knowledge capable of unifying a plurality of different themes.
Alessandro Ferrara
Professor of Political Philosophy University of Rome ‘Tor Vergata’.
PARATHËNIE
________________________________________¬¬¬¬____________
Për mua, është kënaqësi të dëshmoj se në dijeninë time, libri i fundit i Florian Çullhaj-it, Nga Pabarazia te Populizmi. Politikja e së Majtës Shqiptare, botuar së fundmi nga shtëpia botuese UET Press, plotëson standardet e një botimi të rangut të lartë ndërkombëtar.
Autori, PhD në Teori Politike në Universitetin e Romës ‘Tor Vergata’ dhe aktualisht Pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës, ka qenë gjithmonë i nxitur nga një interes i fortë për analiza gjithëpërfshirëse teorike, si dhe nga një shqetësim i thellë për situatën e vështirë politike të vendit të tij, Shqipërisë. Të dy fenomenet janë pasqyruar dhe ndërthurur në mënyrë krijuese në këtë vëllim.
Nga Pabarazia te Populizmi është një libër i mbushur me analiza kritike, reflektime dhe ide që synojnë të rrugëtojnë në perspektivën aktuale të së majtës në vendin e autorit dhe të qartësojë se si e majta shqiptare duhet të rindërtojë themelet e reja për të përballuar sfidat e së nesërmes. Puna e Çullhaj-it mbështetet në një mori përvojash, kërkimesh, vëzhgimesh dhe ofron një kontribut interesant për një reflektim të nevojshëm kolektiv, i aftë të shkojë përtej krizës aktuale. Studimi gjen legjitimitetin e analizës së tij në artikulimin e një marrëdhënieje midis kategorive ‘është’ dhe ‘duhet të jetë’, në lidhje me dimensionin aktual të së majtës shqiptare dhe në zbatimin e parimeve të saj në praktikë.
Autori përqendrohet në skizmën historike që çoi në lindjen e Partisë Socialiste: në atë moment lindi origjina e polarizimit midis vlerave të elitës së re dhe elitës së vjetër; përhapja e ndjenjës anti-politikë në shoqëri për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit, si dhe mosbesimi e indinjata në rritje hedhin dritë mbi politike(e)n që pasoi. Një proces mosndërmjetësimi filloi të marrë jetë gradualisht. Çullhaj pretendon se ky proces, së bashku me transformimet ekonomike, prurje të një globalizmi të pa adresuar së brendshmi, ka çuar në dobësimin progresiv të parimeve të së Majtës dhe të klasës së mesme, duke i nënshtruar këto grupime ndaj një presioni politik dhe varfërimi në rritje, prej vizionit në nivel politik të së Majtës qeverisëse, e cila vendosi një konvergjencë dhe pajtueshmëri me ekonominë e tregut në versionin libertarian, si një domosdoshmëri të pashmangshme.
Në dritën e thellësisë së transformimeve që ndodhën në nivelin ekonomik, social dhe gjeopolitik - ndryshime të cilat nuk patën një reflektim të mjaftueshëm - autori shpjegon pamjaftueshmërinë e përgjigjeve të qeverisë. Problemi thelbësor, shkruan Florian Çullhaj, është se sipas të dhënave, vitet e fundit shumica e popullsisë shqiptare nuk ka njohur përmirësime të kushteve saj të jetesës. Për pasojë, bazuar mbi të dhëna dhe vëzhgime, autori argumenton se kërkesa për mbrojtje sociale nga një pjesë e madhe e popullsisë duhet të dëgjohet me kujdes nga qeveria, jo të përjashtohet.
Bazuar mbi këtë qëllim përfshirës, Çullhaj argumenton bindshëm se lufta kundër pabarazisë duhet të synojë të ndryshojë ndarjen në rritje midis dy botëve paralele dhe jo-komunikuese, elitës dhe njerëzve të thjeshtë: të parët të barrikuar në qendrat metropolitane të populluara nga pronarët e kapitalit, teknologjive dhe të burimeve kulturore, ndërsa njerëzit e thjeshtë janë të shpërndarë në periferitë dhe zonat e brendshme të vendit, dhe kohët e fundit në të gjithë botën, duke vuajtur përjashtimin nga proceset politiko-ekonomike. Një përçarje tjetër në të cilën Çullhaj ndalet më gjerësisht ka të bëjë me dy standardet ‘e arsyeshme’, ‘më e arsyeshme’ dhe sesi ato zbatohen, ose dështojnë të zbatohen, për të majtën shqiptare: sa kjo e fundit plotëson një nga standardet e Liberalizmit Politik të Rawls-it të ‘vjetër’?
Në pjesën e tretë të vëllimit, reflektimet e Çullhaj përqendrohen në nevojën për të rindërtuar shtetin, pas një periudhe të gjatë të një retorike neoliberale në dukje të pafund, nën pasojat e politikës së Terapisë së Shokut.
Një parakusht themelor për një rinovim të shtetit në drejtimin e përmendur më lart është padyshim kërkimi i një sinergjie, që mund të lidhë konceptin e drejtësisë me atë të shoqërisë, koncepte të cilat e kanë të pamundur ekzistencën e tyre të ndarë. Teoria e Rawls, argumentohet të jetë plotësisht e ekuilibruar dhe plotësisht e përshtatshme për krijimin e një shteti të mirë-rregulluar bazuar në barazinë morale dhe nocionin e qytetarëve të lirë dhe të barabartë, të cilët, pavarësisht pikëpamjeve të tyre të ndryshme, nuk duhet të shtypin njëri-tjetrin bazuar mbi privilegje kontingjente.
Libri i Florian Çullhaj-it paraqet një larushi të lartë propozimesh, idesh dhe shtigjesh për t’u ndjekur, bazuar në analiza kritike të shumëfishta dhe stimuluese. Zgjedhja për t’u thelluar në gjendjen aktuale të së Majtës në Shqipëri, për mendimin tim, është shumë e përshtatshme nën perspektivën e autorit për të nënvizuar rëndësinë e rivendosjes së politik(e)s në kushte të arsyeshme, gjendja faktike e së cilës shfaqet të jetë nën presion të thellë. Për të plotësuar këtë qëllim, është gjithashtu i nevojshëm ripolitizimi i shoqërisë, rivlerësimi i stimujve demokratikë dhe i parimeve liberale të pranishme në të, duke ofruar në këtë mënyre një kornizë politike të përbashkët, e cila do të mbrojë shpërndarjen dhe copëzimin e këtyre energjive. Nga ky këndvështrim, asnjëherë nuk mund të nënvlerësohet qendërzimi i teorive dhe e përpjekjeve qartësuese që synojnë analizat teorike, të afta për të unifikuar një pluralitet temash të ndryshme.
Alessandro Ferrara
Professor of Political Philosophy
University of ‘Tor Vergata’.